“Tendenca kundër Llapit dhe menaxhim i keq”, Batatina me Llapin e bojkotojnë FFK-në në zgjedhjen e më të mirëve të vitit

“Tendenca kundër Llapit dhe menaxhim i keq”, Batatina me Llapin e bojkotojnë FFK-në në zgjedhjen e më të mirëve të vitit

Tashmë mes Llapit e Federatës së Futbollit të Kosovës ekziston një krisje e madhe raportesh.

Kjo madje është konfirmuar nga vetë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Ky i fundit në emisionin “Favorit” është lëshuar në deklarata, por sot, ai bashkë me klubin e tij e kanë bojkotuar ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, të organizuar nga FFK-ja.

Në një prononcim për “Gazeta Express”, Batatina ka thënë që keqmenaxhimi dhe tendenca e FFK-së kundër Llapit kanë detyruar që Llapi ta bojkotojë këtë ceremoni, që po mbahet në këto momente.

“Hera e parë pas vitit 2013 që Llapi rikthehet në Superligë në asnjë event nuk kam munguar, unë as kryesia e Llapit në zgjedhjet e sportistave të vitit. Por këtë vendim, kryesia e ka marrë duke e parë se tendenca kundër Llapit nuk po ndalet nga ndeshja në ndeshje. Ndihem keq nga komiteti i futbollit dhe gjithë ata që kontribunan për futbollin dhe kta që janë duke kontribu se këto evente sjellin miqësi mes veti por, menaxhimi i keq dhe tendencioz pas disa ndeshjeve bën që ne mos të marrim pjesë në këtë event të FFK-së”, ka thënë Batatina.

Në emisionin e fundit të “Favoritit”, Batatina ka thënë që pas përfundimit të kampionatit do t’i ftojë klubet, për t’u takuar e diskutuar rreth shumë çështjeve.

Shpërndaje në: