Ten Hag për largimin e Ronaldos: Më tha se donte të qëndronte, por e kuptova në intervistë se e do largimin

Ten Hag për largimin e Ronaldos: Më tha se donte të qëndronte, por e kuptova në intervistë se e do largimin

Erik ten Hag tha se e zbuloi se Cristiano Ronaldo dëshironte të largohej  pas intervistës “shpërthyese” të tij me Piers Morgan, në të cilën ai tha se nuk e respekton trajnerin holandez.

Portugezi kishte thënë gjithashtu se ndihej i tradhtuar nga klubi dhe pranoi se ai kishte refuzuar të hynte si zëvendësues në një ndeshje të kundër Tottenham Hotspurit sepse u ndje i “provokuar” nga Ten Hag.

Pak kohë pas intervistës, klubi anglez njoftoi se ka shkëputur kontratën me Ronaldon me marrëveshje të dyanshme.

“Ai donte të largohej, ishte mjaft e qartë. Dhe kur një lojtar definitivisht nuk dëshiron të jetë në këtë klub, atëherë ai duhet të largohet”, tha Ten Hag për mediat britanike të premten.

“Intervista ishte hera e parë që ai tha se donte të largohej. Mendoj se si klub nuk mund ta pranoni këtë. Do të ketë pasoja. Për ta bërë atë hap, ai i dinte pasojat. Më parë nuk më kishte thënë kurrë”, shtoi holandezi.

“Në verë patëm një bisedë. Ai hyri dhe tha: ‘Do t’ju them pas shtatë ditësh nëse dua të qëndroj’. Pastaj u kthye dhe tha: ‘Dua të qëndroj’”, vazhdoi trajneri i “Djajve të Kuq”.

“Më pëlqen të punoj me lojtarë të klasit botëror. Unë e di se ata mund të bëjnë një ndryshim dhe t’ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja. Kam dashur që ai të qëndrojë nga momenti i parë e deri më tani, kam bërë gjithçka për ta sjellë në skuadër sepse vlerësoj cilësitë e tij. Ne donim që ai të ishte pjesë e projektit tonë dhe që ai të kontribuonte në Manchester United sepse ai është një lojtar i madh dhe ka një histori kaq të madhe”, deklaroi Erik ten Hag.

 

Shpërndaje në: