Ten Hag para ndeshjes me Barcelonën: Kam një plan për nesër, do ta shihni në fushë

Ten Hag para ndeshjes me Barcelonën: Kam një plan për nesër, do ta shihni në fushë

Manchester United është përgatitur për ndeshjen e nesërme kundër Barçës, ndeshjen e kthimit të Europa League.

Trajneri i tyre, Erik ten Hag, do të rikthejë në këtë ndeshje lojtarë si Lisandro Martínez dhe Sabitzer, të cilët ishin të pezulluaar në ndeshjen e parë dhe shpreson të ketë edhe Maguire dhe Antony, ndërsa ai ka konfirmuar mungesën e Martial.

Holandezi në një konferencë për shtyp shpjegoi se të gjithë lojtarët e tij janë të emocionuar për lojën: “Të gjithë kemi ëndërruar të luajmë ndeshje të mëdha si ajo e nesërmja. Tani jemi gati ta bëjmë. Do ta shijojmë”, tha trajneri.

“Ndeshja e parë ishte një lojë shumë e mirë, e luajtur në nivelin më të lartë nga dy skuadra sulmuese. Rezultati ishte i mirë për ne. Për nesër kam një plan, një ide, por do të shohim atë në fushë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: