Ten Hag merr një vendim drastik për futbollistët e tij pas turpërimit nga Brentfordi
Manchester United pësoi dje humbjen e dytë radhazi këtë sezon pas një performance patetike në udhëtim.
Brentford arriti që ta përfundonte ndeshjen brenda 35 minutave, duke shënuar plot 4 gola ndaj një United krejt të çrregulluar në mbrojtje.
Ten Hag ka reaguar menjëherë pas rezultatit të tmerrshëm, që ai me të drejtë e quajti “bërllog”.
Zakonisht lojtarët e kanë pushim ditën pas ndeshjeve, mirëpo kështu s’ka vepruar trajneri holandez sot. Ai ua anuloi ditën e pushimit lojtarëve të tij dhe i detyroi të mbanin një seancë stërvitore të paplanifikuar më herët.
Sipas gazetarit Paul Hirst, Ten Hag u “shfrye” ndaj lojtarëve pas performancës së djeshme dhe më pas i detyroi të shkonin në stërvitje.
Manchester United tashmë radhitet në vendin e fundit në tabelë dhe ka mundësi që të mbetet aty për një kohë.
Për ta bërë edhe më të zi startin e këtij sezoni, ekipi i Ten Hag e pret Liverpoolin javën tjetër në “Old Trafford”.
Është vështirë të thuhet se ka dritë në fund të tunelit për këtë klub, të paktën jo kur objektivat në merkaton e verës duken të jenë lojtarë si Adrien Rabiot e Alvaro Morata. Në anën tjetër, United ka pritur me muaj të tërë një përgjigje pozitive nga Barcelona dhe Frenkie de Jong, por kot.