Ten Hag do t’ia hap Ronaldos derën e largimit vetëm me një kusht

Ten Hag do t’ia hap Ronaldos derën e largimit vetëm me një kusht

Erik ten Hag është i gatshëm t’ia hap Ronaldos derën e largimit.

Cristiano Ronaldo duket se nuk është pjesë e planeve të Erik ten Hag te skuadra e Manchester United.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte në stol gjatë gjithë ndeshjes ndaj Manchester City dhe s’ka qenë startues i rregullt nën urdhrat e holandezit.

Portugezi lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’ gjatë verës, por marrëveshje për largim s’pati.

Sipas raportimeve të ‘Telegraph’, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Man United gjatë merkatos së verës.

Ten Hag do të pajtohet për largimin e portugezit, nëse një ofertë e mirë vjen drejt klubit.

Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do të bëjë lëvizje drejt CR7.

Shpërndaje në: