Temperaturat e larta në vend, Shpëtimi Malor i Kosovës: Zgjidhni me kujdes aktivitetet bjeshkatare
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës i është drejtuar me një komunikatë bjeshkatarëve dhe vizitorëve të maleve.
Në njoftim thuhet se duhet pasur kujdes të shtuar pasi që në vendin tonë po mbirzotron një gjendje jo normale e temperaturave të larta.
“Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve! Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta. Ju lutem zgjedhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell.” – thuhet në njoftim.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka treguar disa nga gjërat që duhet t’i kenë parasysh, si lëngjet e mjaftueshme për hidratimin e trupit, mbulimi i kokës, krem kundër djegies nga dielli.
“Merrni lëngje të mjaftueshme dhe hidratoni trupin tuaj para, gjatë dhe pas aktiviteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme. Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djeg-jes nga dielli. Bëni pushime të shpeshta gjatë ecjes dhe zgjedhin vende nën hije. Planifikoni itinerarin e ecjes duke u bazuar në elementet e menaxhimit të rrezikut, çasja në rrjetin GSM telefonik apo SOS satelitor.” – thuhet në përfundim të njoftimit.
Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve!
Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje…
Posted by Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës on Friday, June 21, 2024