Temperatura e lartë te fëmijët, jo gjithmonë duhen përdorur ilaçe

Temperatura e lartë te fëmijët, jo gjithmonë duhen përdorur ilaçe

Temperatura e larta te fëmijët i frikëson prindërit, ndërsa në të vërtetë ajo është një mekanizëm mbrojtës që mbron fëmijën. Kjo është arsyeja pse medikamentet për ta ulur atë duhen përdorur si duhet dhe vetëm kur është e nevojshme, për shembull, kur temperatura shoqërohet me simptoma të tjera të tilla si gjendje e sëmurë, dhimbje koke, dhimbje të muskujve. Antibiotiku duhet të përdoret vetëm sipas këshillës mjekësore.

Temperatura ndihmon shërimin

“Pediatrit e dinë se ulja e temperaturës rregullisht përfshin një zgjatje të kushteve infektive” – thotë profesor Maurizio De Martino. “Kur një fenomen biologjik mbahet për një kohë të gjatë në të gjitha llojet, tregon ai, kjo do të thotë se është e domosdoshme për mbijetesë “.

Po nëse nuk ndiheni keq?

Para së gjithash, duhet të konsiderohet se nëse fëmija ka temperaturë, por është mirë, marrja e ilaçeve që ulin temperaturën është një gabim shumë serioz. Ato duhet të përdoren vetëm kur temperatura shoqërohet me simptoma të tjera e dhimbje.

Gjithashtu është e rëndësishme të ndiqni këto 5 rregulla:

1) Respektoni dozën e përshkruar nga mjeku.

2) Respektoni kohëzgjatjen e marrjes së ilaçeve nga mjeku.

3) Efekti duhet të pritet pas rreth një ore e gjysmë.

4) Merrini nga goja, me përjashtim të rasteve të rralla.

5) Mos përdorni kurrë mjete popullore si akulli, sepse ato shkaktojnë ethe.

Asnjëherë antibiotikë me iniciativën tuaj

Antibiotikët përdoren vetëm kur kemi të bëjmë me një infeksion bakterial, prandaj duhet konsulta me mjekun. Asnjëherë mos i përodrni me iniciativën tuaj.

Shpërndaje në: