Televizori më i madh në botë 4K kushton më shtrenjtë se shtëpia juaj
Televizori C Seed 262 me rezolucion 4K është më i shtrenjti në botë.
Ky televizor “monstruoz” prej 262 inç ose 6.14 metra me siguri se kushton më shtrenjtë se sa shtëpia e shumëkujt nga ne.
C Seed 262, pajisje e kompanisë austriake, mund të blihet vetëm nga njerëz me “xhep të thellë”.
Në fakt, vetë televizori kushton 539.000 dollarë amerikan, ndërsa instalimi i programit për pajisjen për blerësit do të kushtojë 38.500 dollarë.
Televizori ka dhjetë mikrofona të integruar të tipit 9.1, si dhe rezolucion të lartë të fotografisë prej 4096 x 1716 piksel.
Televizori është i lartë 2.57 metra.
Ata që janë të interesuar të blejnë këtë televizor duhet të blejnë edhe bartësit e fuqishëm për mur, pasi që C Seed 262 peshon 800 kilogramë.
Shitja e televizorit fillon kësaj vere.