Televizioni iranian censuroi disa herë ndeshjen Tottenahm – Man United për shkak se gjyqtarja anësore ishte femër
Televizioni shtetëror i Iranit raportohet se censuroi transmetimin më shumë se 100 herë gjatë ndeshjes Tottenham 1-3 Manchester United, për ta shmangur shfaqjen e gjyqtares anësore e cila ishte femër.
Por pse? Epo, sipas një grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Irani, Republika Islamike nuk deshi që shikuesit të shihnin këmbët e zhveshura të asistentes, e cila kishte veshur të shkurta, transmeton Periskopi.
Pavarësisht se gjyqtarja thjesht po e kryente punën e vetë, pamjet e 35-vjecares nuk u transmetuan për shkak të rregullores strikte religjioze.
Për ta pasur të qartë, fotoja e mëposhtme janë pamjet që i pa i gjithë bota.
Pamjet e mëposhtme i panë fansat iranianë të futbollit sa herë shfaqej gjyqtarja në transmetim… /Periskopi.com/