Televizioni i madh spanjoll: Vinicius pranoi kërcënim nga stafi i televizionit “El Chiringuito” teksa fliste për racizmin
Emri i Vinicius Junior është ndër më të përfolurit ditëve të fundit në medie.
Ndonëse po kalon në një formë tejet të mirë, braziliani nuk është temë diskutimi për paraqitjet e tij në fushë.
Anësori ishte në qendër të sulmeve mediatike për mënyrën se si po feston pas ndeshjes.
Mirëpo, pos kësaj, një artikull i ESPN nxjerr në pah një moment aspak të mirë që ndodhi në mes të lojtarit dhe stafit të televizionit “El Chiringuito”.
Sipas këtij burimi, televizioni i sipërpërmendur e ka kërcënuar lojtarin se do ta shkatërronte nëse ai do ta publikonte videon teksa ankohej për racizëm.
Ende nuk ka reagim nga palët e përfshira.