“Telenovela” PSG-Mbappe nuk ka të sosur

“Telenovela” PSG-Mbappe nuk ka të sosur

‘Telenovela’ PSG-Mbappe nuk ka të sosur. PSG tashmë ka vendosur çmimin në vlerë prej 200 milionë euro për Kylian Mbappe, raporton “Le Parisien”.

Ylli francez duket se është i vendosur që gjatë kësaj verë të largohet nga Parisi. 24-vjeçari ishte përjashtuar nga turneu parasezonal i PSG-së.

Reprezentuesi Francës, i cili me kampionët në fuqi të Francës, ka kontratë edhe një vit, prej kohësh është i lidhur me transferimin tek gjiganti i La Ligës, Real Madrid.

Pavarësisht se Real Madridi është pretendenti kryesor për transferimin e Mbappe-s, megjithatë, siç raportohet, madrilenët ende nuk kanë paraqitur asnjë ofertë zyrtare, dhe sipas “Le Parisien” përmbushja e çmimit të kërkuar nga PSG-së (200 milionë euro plus bonuset), duket kosto e lartë për Real Madridin.

Ditët vijuese mund të jenë të “nxehta” për të ardhmen e Mbappe-s, i cili po monitorohet edhe nga Liverpool dhe Chelsea.

Shpërndaje në: