Telekomanda e Playstation që kushton 12 mijë euro

Telekomanda e Playstation që kushton 12 mijë euro

Dëshironi një telekomandë për PS4 tuaj që të dallohet nga masa?

Bëni gati kartën e kreditit, sepse telekomanda e krijuar nga Brikk bën vërtet dallimin.

Kompania, e famshme tashmë për asetet e çmuara të iPhone, Apple Watch dhe fotokamerat Nikon, ka realizuar një telekomandë për playstastion 4 vërtet të veçantë.

Krijuar e gjitha në mënyrë artizanale, ‘Lux Dual Shock 4’ do jetë i disponueshëm në dy versione: Classin dhe Deluxe, me çmimin fillestar prej 7 mijë e 377 euro dhe 12mijë e 155 euro respektivisht.

Për lojtarë që karakterizohen nga ‘gusto të veçanta’, thekson prodhuesi.

Telekomanda Deluxe është e gjitha e realizuar në flori 24k dhe e mbështjellë me një shtresë mbrojtëse.

Versioni Classic ka butonin PlayStation tërësisht të realizuar në flori 18k dhe i kompletuar nga 7 diamantë perfektë, për një total prej 0.25 karatësh.

Të gjithë butonat e tjerë janë të njëjtë me atë të telekomandës origjinale.

Versioni Deluxe, ofron nëntë butona me flori 18k: butoni PlayStation, shigjetat drejtuese dhe rrathët klasik, trekëndëshi dhe kryqi.

Butonët janë dekoruar me diamantë, që të gjithë së bashku bëjnë 2.20 karatë.

Prodhuesi ofron edhe mundësi të ndryshme personalizimi: nga veshja me platin, flori të kuq, rodium i zi apo magnez deri në zgjedhjen e diamantëve edhe më të çmuar, apo gurë të tjerë si: rubinë, zafirë, smeraldë dhe shumë të tjerë.

Me pak fjalë, kjo telekomandë, nuk do përmirësojë performancat tuaja në lojë, por me siguri mund të tërheqë vëmendjen e kundërshtarëve gjatë lojës.

Shpërndaje në: