Telefoni Nokia 5 bëhet me version 3GB RAM
HMD Global kishte prezantuar fillimisht telefonin Nokia 5 në qershor dhe pajisja kishte ardhur me 2GB RAM. Tash në Indi është zyrtarizuar modeli me 3GB RAM.
Përveç sasisë më të madhe të RAM-it, specifikat tjera të telefonit mbeten të pandryshuara dhe përfshijnë ekranin 5.2 inç HD 2.5D, procesorin me tetë bërthama Snapdragon 430 Mobile Platform CPU me Adreno 505 GPU, sistem operativ Android 7.1 Nougat me mundësi të përditësimit në Oreo, kamerë të pasme me 13MP, kamerë për selfi me 8MP dhe bateri 3000mAh.
Nokia 5 me 3GB RAM do të jetë e pranishme në versionet Matte Black dhe Tempered Blue, me çmim prej rreth 210 dollarësh