Telashet në L. Vjosa: Haxhi Avdyli u akuzua nga aktivisti për punësime të kusherinjve, ai nuk flet

Telashet në L. Vjosa: Haxhi Avdyli u akuzua nga aktivisti për punësime të kusherinjve, ai nuk flet

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, nuk ka komentuar akuzat e kolegut të tij nga partia, Balton Dërgutit. Ai për Periskopin ka thënë se është në Kuvend dhe se nuk mund të deklarohet. Por, çka po ndodh me listën e krijuar nga presidentja Vjosa Osmani?

Zyrtarë të Listës Guxo të Vjosa Osmanit së fundmi janë përfshirë në një debat të ashpër për kandidimin ose jo si listë e vetme zgjedhore në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor të këtij viti.

Koordinatori i Listës Guxo, dega në Ferizaj, Balton Dërguti ka akuzuar Haxhi Abdylin, i cili është deputet dhe njëri nga personat më të afërt të Vjosa Osmanit që nga largimi prej LDK-së.

Sipas Balton Dërguti, Haxhi Avdyli, ka sistemuar kushërinjtë në institucione dhe se po bën gabim fatal duke shkrirë Listën Guxo në Vetëvendosje.

Durguti, ka thënë se “Avdyli e ka harruar se në fushatën zgjedhore ku lobuam që ta bëjmë deputet atë dhe deputetët e tjerë të zgjedhur nga Lista Guxo kemi premtuar se do ta luftojmë nepotizmin, korrupsionin dhe të gjitha të këqijat e tjera dhe nuk do të punësojmë kushërinjtë në institucione publike”

“Po ashtu në fushatën elektorale për zgjedhjet nacionale ju premtuam votuesve se do ta formojmë subjektin tonë politik dhe asnjëherë nuk do të devijojmë nga rruga e trasuar e Presidentit historik Ibrahim Rugova. Prandaj është gabim fatal i Haxhi Avdylit dhe të tjerëve që për interesa të tyre personale duan ta shkrijnë subjektin tonë në lëvizjen Vetëvendosje. Asnjë pozitë e zv. Ministrit e çkado tjetër nuk mund të na ndal në rrugëtimin tonë sepse i kemi dhënë premtime votuesve tonë.P.s. Me Haxhi Avdylin pajtohem me thënjen “Maskat po Bien” po bien “po” është e vërtetë”, thuhet në shkrimin e Balton Dergutit në Facebook.

Kujtojmë që koordinatorja kryesore e listës Guxo, Donika Gërvalla ka thënë se kjo listë do të kandidojë bashkë me Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale.

Probleme kjo listë deri tash ka pasur në Ferizaj, Vushtri dhe Istog./Periskopi/

 

Shpërndaje në: