Teknologjia që fshin tatuazhet pa lënë shenja (Video)
Por për fat të mirë tani ekziston një teknologji e cila ndihmon në heqjen e ngjyrës, duke na mundësuar që të jetojmë pa u frikësuar se dikush do të na gjykojë për tatuazhin në trup.
Heqja e tatuazhit dikur ishte një proces shumë i dhimbshëm dhe që linte shenja.
Teknologjia me lazer ishte përdorur për heqjen e tatuazheve prej para 20 vitesh, por tani një teknologji e re e quajtur ‘picosecond’ ka filluar të përdoret tej mase – duke shfaqur rezultate shumë më të mira, raporton The Times.
Kjo teknologji funksionon duke përdorur një lazer i cili kërkon ngjyra jonormale në lëkurë si rezultat i ngjyrës së tatuazhit. Disa grimca më pas futen në lëkurë për të ndarë ngjyrën në copëza të vogla.
Trupi pastaj i largon ato përmes sistemit të tij limaftik.
Trajtimi përsëritet pastaj pas gjashtë javësh dhe thuhet se nuk lë shenja. Ndryshe nga lazerët tradicional, kjo teknologji heq ngjyrën e kaltër dhe të gjelbër.
https://www.youtube.com/watch?v=9ksb97D8b6M