Teknologjia na lë gojëhapur: Brenda javësh bëhen realitet taksistët robotë

Njerëzit në Feniks (Phoenix) të Arizonas së shpejti do ta kenë të mundur që ta thirrin një taksi pa shofer, meqë Google po zgjeron shërbimin e saj Waymo.
Makinat pa shofer njerëzor më parë ishin testuar nga një grup i përzgjedhur i konsumatorëve të Waymos, para se pandemia ta ndalonte këtë shërbim.
Veturat pa shoferë fillimisht do të jenë të qasshme vetëm te shokët dhe familjarët e adoptuesve të hershëm të Waymos, por do të zgjerojë aplikacionin për të gjithë përdoruesit brenda pak javësh, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Shërbimi bëhet i aplikueshëm kësisoji dy vjet më vonë prej datës së premtuar.
Veturat pa shoferë do të monitorohen, me operatorët që do të intervenojnë madje në raste ekstreme. /Periskopi