Teknologjia e NASA-së ia shpëton Botërorin Neymarit
Kjo teknologji do të përdoret për ta rikuperuar atë më shpejt nga lëndimi.
Neymar u zëvendësua në ndeshjen kundër Serbisë pasi që kishte lënduar kyçin e këmbës së tyre e që me vonë u tha se ka pësuar ndrydhje të këmbës, duke bërë që ai të mungojë sot kundër Zvicrës, derisa është në dyshim edhe për ndeshjen në grup kundër Kamerunit.
Por të qenit i gatshëm për ndeshjen e tretë varet nga progresi i tij dhe kombëtares së tij në terma të kualifikimit të saj. Megjithatë, ylli brazilian i është drejtuar teknologjisë së NASA për t’i ofruar atij një fizioterapi intensive.
Në rrjetet sociale, Neymar tregoi se është duke u trajtuar me një çizme kompresioni. Kjo pajisje përdorë teknologji të NASA-së dhe shërben për ta përshpejtuar shërimin. Çizmja kombinon tri teknika mesazhi të ndryshme dhe aktivizon qarkullimin e gjakut.
Gjithashtu stimulon shërimin venoz, zvogëlon ënjtën, lehtëson dhimbjen, zvogëlon lodhjen e muskujve, eliminon acidin laktik të akumuluar, ngërçet dhe përmirëson duke shëruar indet e buta të eshtrave.
Prandaj, Neymar do të luajë përsëri në Botëror dhe atë sigurt në fazën e eliminimit direkt – apo nëse Brazili nuk mund të fitojë kundër Zvicrës – një ndeshje pas kësaj.
“Krenaria dhe dashuria që ndjejë kur veshi këtë fanellë nuk ka shpjegim. Nëse Zoti do të ma jepte mundësinë që të zgjedh prapë vendin se ku të lindi, do ta zgjedhja Brazilin”, tha ai.
“Asgjë në jetë nuk të jepet apo është e lehtë, gjithmonë më është dashur t’i ndjek ëndrrat dhe qëllimet e mija. Kurrë nuk ia kam uruar dikujt të keqen, por kam ndihmuar ata që kanë pasur nevojë”.
“Sot është bërë njëri prej momenteve më të vështira në karrierën time…përsëri në Botëror kam pësuar një lëndim, e lodhshme, do të më lëndoj por jam i sigurt se do të kthehem përsëri dhe do ta bëjë më të mirën për vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten”.
“I duhet kohë armikut që të më rrezojë poshtë kështu? Kurrë. Jam fëmijë i Zotit dhe besimi i imë është pakufi”.
Teknologjia e fundit
Siç thuhet në faqen e tyre, gjenerata e re e NormaTec 2/0 është e dizajnuar për të rikuperuar në total lëndimet e atletëve te të gjitha niveleve.
Sistemet e serisë 2.0 janë 27 për qind më të vogla, duke ruajtur performancat që ka bërë NormaTec dhe sistemi i rikuperimit ka funksionuar për 97 për qind të skuadrave profesionale.