Tebas zbulon gjithçka – Laporta zgjodhi Super League para Lionel Messit
Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka dhënë edhe disa komente lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga rasti i Lionel Messi.
Në një artikull të shkruar nga lavanguardia, Tebas ka dhënë edhe një mbishkrim të vetin, duke sqaruar disa detaje.
“Për korrektësi, kemi darkuar me Laporta më 14 korrik, për dokumentet lidhur me CVC dhe kemi nisur ato pastaj tek ekzekutivi i FC Barcelona, ku ata sqaruan edhe marrëveshjen me Messi”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.
“Super League më e vlefshme sesa Leo”, shtoi ai, duke lënë shumëçka në pikëpyetje.
Lionel Messi do të jetë sot në një konferencë për shtyp, ku do të sqarojë gjithçka lidhur me situatën e tij. /Periskopi/