Teas dhe Beartit nuk iu bën për komentet, filmohen duke dalë nga hoteli luksoz në Tiranë

Teas dhe Beartit nuk iu bën për komentet, filmohen duke dalë nga hoteli luksoz në Tiranë

Derisa rrjeti “zien” nga komentet për ta, Tea dhe Bearti po shijojnë romancën.

Ka pak ditë që doli “skandali” i Teas, e cila bashkë me Andin kishin gënjyer se dolën çift nga “Përputhen”, shkruan lajmi.net.

Tea doli të jetë në lidhje dashurie me Beartin, madje çifti shijuan disa ditë të mira pushimi në Bogë.

Në fotografi, çifti dukeshin të dashuruar teksa shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin, kurse reagimet e publikut nuk janë ndalur që prej asaj dite

Andi kishte thënë se produksioni i ka detyruar të dalin si çift, në anën tjetër, Bearti tha se shumë shpejt do të dalë e vërteta.

Derisa komentet janë të panumërta për ta dhe se kanë filluar edhe akuza të shumta në drejtim të produksionit, Tea dhe Bearti nuk merren fare me këtë punë.

Ata janë filmuar së fundi duke dalë nga një hotel luksoz i Tiranës teksa po drejtoheshin për në veturë.

Në videon e siguruar nga “JOQ”, shihet se Tea dhe Bearti po e shijojnë këtë romancë, ani pse komentet për ta janë të pafund.

 

Shpërndaje në: