Tea, molla e sherrit mes Andit e Andit të ri në Përputhen
Andi 1 dhe Andi 2 janë përfshirë në një debat, pasi ky i fundit tha se ka akoma pëlqim për Tean.
Kjo ka bërë që Andi 1 t’i kundërpërgjigjet, duke i thënë se nuk mund të pretendojnë “vajzën që e ka dikush tjetër”, pasi kjo gjë sjell probleme.
Por Andi 2 insiston se sa kohë ata të dy nuk janë ende çift dhe mund të ketë luhatje, gjërat mund të ndryshojnë.
Debati:
Andi 1: Ty të pëlqen akoma Tea?
Andi 2: Po, është vajzë e bukur.
Andi 1: Po është e tjetër kujt.
Andi 2: Po unë këtu jam nëse mes jush ndodh ndonjë gjë.
Andi 1: Po pse djemtë e tjerë nuk e thonë, ti e thua, je më trim?
Andi 2: Po s’ka lidhje me trimin.
Andi 1: Po marrim shembull, unë kam rënë në dashuri me Tean, është jeta ime, kush je ti të vish të marrësh nusen time?
Andi 2: Unë nuk i marr njeriu nusen, por ti vetë thua që nuk jeni ende çift.
Andi 1: O vëlla unë vetë ashtu e ndjej, ti mos përfitoi nga emisioni, nuk duhet t’i thuash këto gjëra, nuk mund të vish të pretendosh një vajzë që dikush tjetër do ta ketë në krah, kjo sjellë probleme.
Andi 2: Unë nuk parashikoj të ardhmen, kjo që po thua nuk ka sens.
Andi 1: Po si nuk ka sens, si mund ta ngacmosh ti?
Andi 2: Unë nuk po e ngacmoj, kam shprehur pëlqimin ndaj saj dhe nëse ajo ka ndonjë problem me ty dhe e shpreh, mund të ndryshojë gjithçka.
Andi 1: Dhe do vijë te ty?