Tea ka ende gjëra për t’i thënë Beartit, i drejtohet me një pyetje publike
Tea dhe Bearti përfunduan romancën në ditëlindjen e saj por që arsyeja nuk është bërë publike.
Përmes një videoje të publikuar, Tea tregoi disa detaje të ndarjes së saj me Beartin ku ky i fundit i reagoi dhe po vazhdon ende me replika.
Ndërsa, Tea sapo ka postuar një fotografi e cila ka të bëjë pikërisht me Beartin duke iu drejtuar me një thënie.
“Hakmarrja më e mirë është të mos marrësh hak. Ec përpara. Je i lumtur. Gjej paqen e brendshme. Lulëzo”, është thënia që Tea e ka publikuar derisa e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim: “Po, unë e di shumë mirë, po ti?”.
Ndryshe, sigurisht se pritet reagimi i Beartit lidhur me këtë postim të ish të dashurës së tij.