Të vishesh bukur duke shpenzuar pak
Të gjithë duam të dukemi bukur dhe të përcjellim trendet e fundit, mirëpo nganjëherë mundësitë financiare na pamundësojnë të kemi gjërat që duam. Tashmë zgjidhja është e thjeshtë.
Nëse nuk e kemi mundësinë të marrim veshje të shtrenjta dhe ekskluzive, duhet të jemi më të kujdesshëm me blerjet, duke zgjedhur veshje pak të kushtueshme por thelbësore në garderobën tonë.
Aksesorët
Nuk kemi nevojë për aksesorë super trendi dhe me emër, ka mjaft versione të së njëjtës çantë apo të njëjta syze që e keni parë në vitrinat e famshme, por për sa kohë do të jenë në modë? Të jemi realistë, thonë ekspertët, jo më shumë se dy muaj. Kështu që zgjidhni një version të lirë, ose një firmë më pak prestigjioze.
E rëndësishme është pamja
Veshjet e thjeshta dhe të rehatsme në kombinim me një çantë janë mënyra më e lehtë për tu dukur në trend. Zgjedhim me kujdes një çantë me thekë, një xhaketë denim të çfarëdoshme, fund apo pantallona të shkurtë për ti kombinuar me një bluzë të ngrohtë e të butë. Do të dukeni sikur sapo keni dalë nga një faqe blogere me rëndësi.
Kompromis me këpucët
Këpucët janë fiksim për femrat, le ta pranojmë! Për të kursyer dhe për të qenë në modë mjafton të zgjedhësh një imitim në vend të lëkurës së vërtetë që është mjaft e shtrenjtë. Ka mjaft modele këpucësh të frymëzuar nga stilistë me famë. Në fund të fundit nuk keni pse të ndjeheni keq pasi vitin e ardhshëm nuk do i përdorni.
Shfrytëzoni imagjinatën
Pantallonat, të kombinuara me veshjen e duhur të dhurojnë një pamje të rafinuar, qofshin ato xhinse, apo pantallona lëkure. Ka mjaft modele qoftë dhe klasike, që me këpucët e duhura dhe çantën e duhur, të japin indenë se janë mjaft të shtrenjta.