Të vërtetat që duhet t’i dini rreth abortit spontan!

Të vërtetat që duhet t’i dini rreth abortit spontan!

Një abort është një eksperiencë jo e mirë për një çift që është duke kërkuar të sjellë në jetë një fëmijë, dhe në momentin që diçka e tillë ndodh gjëja e parë që ata mendojnë është “cila është arsyeja”?

Mendimet e gruas fillojnë të jenë “mos ndoshta ndodhi sepse nuk pushova si duhet?, “mos ndoshta për shkak të marrëdhënieve seksuale”?, etj.

Faktorët mund të jenë të ndryshëm , dhe gruaja mund të mos jetë në gjendje ta ndalojë këtë gjë!

Ja cilat janë disa nga mitet dhe të vërtetat rreth abortit spontan;

Nëse ke bërë një abort mund të bësh tjetër. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Por nëse ndodh që gruaja të ketë më shumë se dy aborte duhet të shkojë për vizitë tek mjeku.

Të kesh një abort është diçka e rrallë. Kjo nuk është e vërtetë. Sipas shoqatës amerikane të shtatzënisë, rreth 10-25% e shtatzënive përfundojnë në abort.

Rrjedhjet e gjakut gjatë shtatzënisë janë shenjë e një aborti spontan. Gjakderdhja gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë është diçka që mund të ndodhë shpesh, edhe pse nëse kanë ngjyrë të kuqet të qartë dhe të theksuar nuk duhen nënvlerësuar.

Pasi ke pësuar një abort duhet të presësh të paktën 3 muaj deri në shtatzëninë e radhës. Në të vërtetë disa studime kanë treguar se shtatzënia mund të ketë ecuri të mirë edhe nëse ngjizet pas 1 muaji nga aborti.

Nuk mund të parandalohet një abort. Kjo është e vërtetë, por njëra prej tyre mund të parandalohet dhe ky është kontakti me tymin e duhanit, qoftë ai pasiv ose jo. Idealja do të ishte të ndalonit së piri duhan që në momentin që filloni të mendoni të sillni në jetë një fëmijë.

Shpërndaje në: