Të vendosësh fëmijët të flenë herët do të thotë shëndet mendor i mirë për nënat

Të vendosësh fëmijët të flenë herët do të thotë shëndet mendor i mirë për nënat

Një studim i ri ka treguar se kur fëmijët shtrihen të flenë më herët, ata janë më të shëndetshëm por gjithashtu, ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të mamave. Me herët nënkuptohet ora 20:30.

“Ne e dimë që gjumi është një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë mendor, humorit tonë. Tek fëmijët ajo lidhet dhe me sjelljen dhe aftësitë për të pasur vetëkontroll.” – shprehet doktoresha pediatre Ëendy Sue Sëanson.

“Ndërkohë kur mendojmë për nënat, është e logjikshme që nëse fëmijët flenë herët, ato do kenë kohë të qetësohen, të mbarojnë punët që kanë dhe të ndihen sikur gjërat i kanë nën kontroll.”

Që fëmijët të flenë herët, lërini ata të jenë aktiv gjatë ditës, largoni mjetet elektronike në orën 19:00 dhe jepini kohë pas darke të qetësohen dhe të shpenzojnë kohë me ju. /Blitz.al/

Shpërndaje në: