Të varurit dhe shpërndarësit e Mediave Sociale

Të varurit dhe shpërndarësit e Mediave Sociale

NJU JORK – Ishim paralajmëruar. Ndërmarrësi kapitalist dhe themeluesi i Netscape-it Marc Andreessen e shkroi një ese shumë të lexuar në vitin 2011, që e kishte titulluar “Pse Software-i po e han botën:” Nuk e morëm seriozisht Andreessenin; menduam se ishte veç një metaforë. Tash po e hasim sfidën e ekstraktimit të botës nga grykët e platformave monopoliste të Internetit.

Dikur isha një optimist në lidhje me teknologjinë. Gjatë karrierës 35 vjeçare në Silicon Valley, unë isha me fat që isha pjesë e kompjuterave personalë, komunikimeve mobile, Internetit dhe industrive të rrjeteve sociale. Mes pikave më të ndritura të karrierës sime ishin investimet e mia të hershme në Google dhe Amazon, dhe të qenit mentor i themeluesit të Facebook-ut Mark Zuckerberg në vitet 2006 deri në 2010.

Secila valë e re e teknologjisë e rriti produktivitetin dhe qasjen në dije. Secila platformë e re ishte më e lehtë për t’u përdorur dhe më e pështatshme. Teknologjia e fuqizoi globalizimin dhe rritjen ekonomike. Për dekada më radhë, e bëri botën një vend më të mirë. Supozuam që gjithnjë do ta kishte atë rol.

E më pas erdhi viti 2016, kur Interneti i shfaqi edhe anët e tij të errëta. Njëra është e lidhur me përdoruesit individualë. Smartfonët me infrastrukturën mobile LTE krijuan platformën e parë të shpërndarjes së përmbajtjes që ishte e llirë në çdo moment, duke e transformuar industrinë teknologjike dhe jetën e dy miliardë njerëzve. Me vetëm pak ose hiç mbikëqyrje rregulluese në shumicën e botës, kompanitë si Facebook, Google, Amazon, Alibaba dhe Tencent përdorën teknikat e ngjashme me propagandën dhe kumarin e kazinove, me të tilla si njoftimet konstante dhe shpërblimet e ndryshme, që të ushqenin varësi psikologjike.

Ana tjetër e errët është gjeopolitike. Në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore dhe Azi, plarformat e Internetit, në veçanti Facebooku, iu kanë lejuar të fuqishmëve që të dëmtojnë të pafuqishmit në politikë, politikë të jashtme dhe tregti. Zgjedhjet në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë demonstruar që rrjetet sociale të automatuara mund të shfrytëzohen që të minojnë demokracinë.

Referendumi i Brexitit dhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara më 2016 poashtu zbuluan që Facebooku mundëson një avantazh relativisht domethënës të mesazheve negative ndaj atyre pozitive. Qeveritë autoritare mund të përdorin Facebookun për të promovuar mbështetje publike për politika të caktuara represive siç mund të ndodh tash në Mjanmar, Kamboxhë, Filipine dhe vende të tjera. Në disa raste, Facebooku iu jep mbështetje qeverive të tilla, siç bën edhe me të gjithë klientët e tjerë të mëdhenj.

Kam besim që themeluesit e Facebookut, Google-s dhe platformave tjera të Internetit nuk kanë pasur qëllim që të bëjnë keq kur i kanë adaptuar modelet e tyre biznesore. Ata ishin ndërmarrës të rinj, të uritur për sukses. Kanë kaluar vite të tëra në ndërtimin e audiencave të mëdha duke riorganizuar botën online rreth një seti aplikacionesh që ishin më të personalizuara, më të besueshme dhe më të kollajshme për t’u përdorur sesa të paraardhësve të tyre. Dhe nuk e bënë asnjë tentativë për të monetizuar përpjekjet e tyre shumë kohë më pas se përdoruesit të mbërtheheshin në të. Modelet e biznesit të reklamimit që zgjodhën u levuan nga personalizimi, që i lejoi reklamuesit që të targetonin mesazhet e tyre me një precizitet të paprecedent.

Por më pas erdhi smartfoni, i cili e transformoi gjithë median dhe efektivisht e vendosën Facebook-un, Google-n dhe të tjerët në kontrollimin e informatave që rridhnin prej përdoruesve. Filterat që iu dhanë përdoruesve ‘çfarë të donin’ kishin efektin e polarizimit të popullsisë dhe të ulnin legjitimitetin e institucioneve fundamentale demokratike (më e njohura, liria e shtypit). Dhe automatimi që i bëri platformat e Internetit aq profitabile i la ata të lëndueshëm për manipulim nga akterë dashakeq gjithandej – dhe jo veç të qeverive autoritare që janë të armiqësuara me demokracinë.

Siç na paralajmëroi Andreesseni, këto kompani, me ambicjet e tyre globale, po e hanë ekonominë botërore. Në proces, ato po adaptojnë versione të filozofisë korporative të Facebookut –“lëviz shpejt dhe thyej gjëra” – pa marrë parasysh impaktin te njerëzit, institucionet dhe te demokracia. Një minoritet i madh qytetarësh në botën e zhvilluar janë pjesë e flluskave filtruese të krijuara nga këto platforma – realitetet fallse digjitale në të cilat besimet ekzistuese bëhen më rigjide dhe më të skajshme.

Në Shtet e Bashkuara, përafërsisht një e treta e popullsisë së rritur është bërë më indiferente ndaj këtyre ideve të reja, përfshirë edhe faktet e demonstrueshme. Këta njerëz janë lehtë të manipulueshëm, një koncept që ish eticieni i Google Tristan Harris e quajti “hakim truri”.

Demokracitë perëndimore janë të papërgatitura që të merren me këtë kërcënim. Shtetet e Bashkuara nuk kanë strukturë efektive rregullatore për platformat e Internetit, dhe iu mungon poashtu vullneti politik që ta krijojnë një të tillë. Bashkimi Evropjan i ka të dyja, një strukturë rregullatore dhe vullnetin e mjaftueshëm politik, por asnjëra nuk është adekuate për sfidën. Gjykimi i fundit i BE-së kundër Google – me një gjobë rekorde prej 2.7 miliardë dollarësh për sjelljen anti-kompetitive – ishte i mirëkonceptuar, por megjithatë i vogël. Google kishte apeluar dhe investitorët e saj i mblodhën supet. Mund të jetë një fillim i mirë, por qartësisht ishte i pamjaftueshëm.

Jemi në rrethana kritike. Ndërgjegjësimi për rreziqet që paraet platforma e Internetit po rritet nga një bazë e vogël, por konvenienca e prdukteve dhe varësia psikologjike ndaj tyre janë të tilla sa do të duhej një gjeneratë e tërë që të ndillte ndryshme nga ana e përdoruesve, siç ndodhi me fushatat e anti-tymosjes. Pranimi i efekteve gërryese të monopoleve të platformave në kompeticion dhe inovacion është më i madh në Evropë se në Shtetet e Bashkuara, por askush nuk e ka themeluar një strategji efektive rregullative. Ndërgjegjësimi që platformat mund të manipulohen për të minuar demokracinë poashtu po rritet, por Qeveritë Perëndimore ende duhet të shpikin një mbrojtje kundër tij.

Sfidat që paraqesin monopolet e platformave të Internetit kërkojnë përpjekje të mëdha përtej zbatimit antitrust. Ne duhet të pranojnë dhe të adresojmë këto sfida si një kërcënim për shëndetin publik. Një mundësi është që trajtimi i mediave sociale është një mënyrë analoge ndaj duhanit dhe alkolit, duke kombinuar edukimin dhe rregullativen.

Forumi Ekonomik Botëror po takohet në Davos këto ditë, kërcënimi nga monopolet e platformave të Internetit duhet të jetë shqetësimi më i madh për pjesëmarrësit. Për hirë të rivendosjes së balancimit në jetërat tona dhe të shpresës për politikat tona, është koha që të përçajmë përçarësit.

Përktheu dhe përshtati nga Project Syndicate: Periskopi

Shpërndaje në: