Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarve

Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarve

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten mbrëma në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 21:00, e nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, derisa personat e dyshuar janë në kërkim.

Hetuesit policorë po merren me ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Rrahim Beqiri’ Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin policor.

Të shtëna me armë te Bregu i Diellit në Prishtinë

Shpërndaje në: