Të shtënat me armë në lagjen Dardania, Policia: Një person ka mbetur i plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Dardania të Prishtinës, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
”Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësorë, derisa po hetohen rrethanat e rastit./Periskopi