Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Mati, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se është sekuestruar një armë edhe është arrestuar i dyshuari I.Sopiani.

Ahmeti, bëri të ditur se i dyshuari ka shtënë në një aheng familjar.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Mati, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: -I, Sopiani, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti për indeksonline.

Ndërsa ka apeluar qytetarët, që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.

Shpërndaje në: