Të shtëna me armë në Velipojë, dy të vdekur

Të shtëna me armë në Velipojë, dy të vdekur

Merr përmasa tragjike ngjarja në Velipojë. Dy personat që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne, kanë humbur jetën në spital.

Viktimat u qëlluan për vdekje nga 2 vëllezër dhe sipas policisë shkak për ngjarjen e rëndë qëndrojnë motivet e dobëta.

Të shtënat ndodhën rreth orës 21:00, pranë stacionit të autobusëve të Velipojës.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia në një njoftim për mediat./Tv Klan

Shpërndaje në: