
Të shtëna me armë në një dyqan në Spanjë (Foto/Video)
Një person ka shtënë me armë në një supermarket në Spanjë.
Sulmuesi, për të cilin raportohet se ishte duke mbajtur benzinë dhe barut, hyri në dyqanin ‘Marcadona’ në rajonin e As Lagoas, para se të shtinte me armë në ajër, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net
Shumë blerës ishin brenda në supermarket. Sipas burimeve nga policia, thuhet se i riu ka probleme psikike dhe jeton shumë afër dyqanit.
Nga incidenti fatmirësisht nuk pati të lënduar.