Të rinjtë vuajnë më shumë nga vetmia sesa gjeneratat e vjetra

Të rinjtë vuajnë më shumë nga vetmia sesa gjeneratat e vjetra

Sipas një raporti të ri, janë të rinjtë ata që ndihen më shumë të vetmuar sesa gjeneratat e vjetra.

Anketimi i kryer nga “YouGov” me më shumë se 2,000 britanikë të rritur ka zbuluar se 31% e personave të moshave 18-24 vjeç kanë raportuar se ndihen të vetmuar shpeshherë ose tërë kohën, krahasuar me 17% të personave 55 vjeçar.

Përderisa 24% e të rinjve e kanë pranuar se vuajnë nga vetmia në ndonjë fazë të jetës së tyre, 7% kanë thënë se ndihen të vetmuar çdo ditë.

Ndryshe nga ta, vetëm 2% e gjeneratave të vjetra kanë raportuar se ndihen të vetmuar tërë kohën.

Kompania e hulumtimit ka sugjeruar se këto rezultate mund të ndërlidhen me “sfidat e reja” me të cilat të rinjtë ballafaqohen për herë të parë, siç është shpërngulja nga shtëpia apo fillimi i punës së re.

Anketimi po ashtu ka theksuar faktin se krijimi i shoqërisë me persona të ri është më i vështirë për të rinjtë.

Shpërndaje në: