Të rezistosh pa i parë profilin; Pse është e vështirë të harrosh ish-in në kohën e rrjeteve sociale
Një studim i Universitetit të Torontos, zbulon se për të tejkaluar fundin e një marrëdhënieje duhet të mbyllim rrjetet sociale.
Përpara ardhjes së rrjeteve sociale, kur një marrëdhënie mbaronte, nuk kishim më dijeni për jetën e tjetrit: fotot hidheshin në kosh. Jo vetëm, por nuk kishte poste në Internet që të na kujtonin fundin e historisë së dashurisë ose humbjet tona.
Shumë persona mbas ndarjes kanë tendencë të jetojnë në të shkuarën duke idealizuar ishin ose historinë e dashurisë. Si rrjedhojë ideja që nuk mund të ia dalim vetëm ose ideja që diçka nga ka ngelur pezull dhe pa sqaruar na ngulitet në kokë. Kjo sjellje behët pjesë e jona, ndonjëherë për kohë të gjatë, sepse në fund të çdo marrëdhënie secili nga ne ka mekanizmin e përpunimit i cili na ndihmon të harrojmë ose të vazhdojmë jetën.
Situata komplikohet më shumë në kohën e mediave sociale të cilat kanë sjellë përparësitë dhe disavantazhet e veta, si per shembull vështirësitë në harrimin e ishit. Po cili është mekanizmi mendor që e bën të vështirë të harrosh ishin ?
Kërkimi i neuroshkencëtarëve nga Universiteti i Torontos, publikuar në revistën Neuron, ka nxjerrë në pah që të harrosh informacionin e parëndësishme nga e kaluara, favorizon një adaptim më të mirë ndaj përvojave të reja. Nëse këtë studim e aplikojmë në përditshmërinë tonë, kuptojmë që secili nga ne ka një bagazh emocionesh dhe kujtimesh kaq të gjerë, sa ndonjëherë bëhet e pamundur të harrojmë një dashuri të shkuar.
Kush prej nesh mbas një ndarjeje dashurore nuk ndalet të mendojë për të kaluarën, se çfarë po bën ai/ajo ? A na ka harruar, a ka rifilluar jetën ? Sjellje shumë toksike që nuk lejojnë që proçesi i ripërpunimit të kryejë punën e vet dhe që plagët e marra të mbyllen në kohën e duhur.
Atëherë çfarë mund të bëjmë që të harrojmë më shpejtë dhe më mirë ishin ?
Sipas revistës Cyberpsycology, kemi për detyrë të bëjmë çdo gjë, pikërisht për të mos përndjekur dhe idealizuar lidhjen e mbaruar. Prandaj për t’u ndarë virtualisht nga ish-i duhet ta bllokojmë në të gjitha rrjetet sociale dhe të fshijmë çdo gjë që kemi ndarë. Kjo lëvizje do na mundësojë të jetojmë më mirë apo në mënyrën e duhur dhimbjen, duke filluar një jetë të re.
Po eksperti ynë çfarë thotë ? Psikologia Manjola Baçi thotë :
“Shprehja “larg syrit larg zemrës”, nuk zë më vend për aq kohë sa duhet të harrojmë ndarjen nga i dashuri/ e dashura, sidomos nëse këta kanë vendosur të publikojnë jetën e tyre në cilëndo rrjet social që mban network-u. Apo ku në këtë mes janë edhe friendsat i/e dashurit. Por rrugë-zgjidhja për Psikologun nuk izolohet me kaq. “Unë këshilloj që të kuptojmë që ndarja kërkonë kohë , ajo duhet të shoqërohet me bindjen që po bën gjënë e duhur, dhe me flash back-et e kujtime për të kuptuar se ky/kjo partner/e të ka copëtuar zemrën, ose kjo lidhje nuk ishte e duhura. Por nëse ju shtyn kurioziteti për të hyrë për të parë profilin e tij/saj bëjeni derisa të kuptoni sjelljet si po veproni prej “kontrolluesi“ dhe kjo shkëputje t‘ju vijë natyrshëm.”/Zhaklin Lekatari