Të rejat e fundit për Stërling – A do të bashkohet ai me Anglinë për ndeshjen kundër Francës?
Sulmuesi anglez, Rahem Sterling pritet të kthehet në Katar për ndeshjen e së shtunësn kundër Francës, pasi që u rikthye në shtëpi shkaku i disa problemeve familjare
Sulmuesi i Anglisë u largua nga skuadra e Gareth Southgate para ndeshjes së 1/8-ës së finales në Botëror kundër Senegalit pas raportohet që hajna të armatosur kishin hyrë në shtëpinë e familjes së tij në Angli. Sterling luajti dy ndeshjet e para të Anglisë në Katar por pastaj ishte në bankë kundër Wales. Ai u tërhoq nga skuadra për t’u rikthyer në shtëpi, por tani pritet që t’ju ribashkohet shokëve të tij të skuadrës.
“Raheem Sterling do të rikthehet në bazën e skuadrës së Anglisë për Botëror në Katar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Futbollit (FA). “Sulmuesi i Chelsea u largua përkohësisht për çështje familjare por tani pritet që t’i bashkohet skuadrës sonë në Al Wakrah të premten (9 dhjetor) para ndeshjes çerekfinale me Francën”.
Kthimi në skuadër i Sterling do t’i jep më shumë opsione Southgate në sulm për ndeshjen ndoshta kryesore të tyre këtë Botëror, atë kundër kampionëve në fuqi, Francës që luhet këtë të shtunë, edhe pse sulmuesi i Chelsea duhet njëherë të adaptohet dhe pritet të jetë në bankë. Bukayo saka dhe Phil Foden të dy shkëlqyen në fitoren e Senegalit dhe mund të startojnë përsëri në sulm të shtunën bashkë me Harry Kane.
Fituesi i çerekfinales në mes të Anglisë dhe Francës do të përballet me fituesin e çiftit Marok – Portugali në finale.