Të qenit simbol seksi i shkaktoi Megan Fox kriza psikologjike
Në fillimet e saj, Megan Fox ishte një ndër emrat më të mëdhenj në Hollywood, si protagoniste në “Jennifer’s Body,” “Transformers” etj. Që nga periudha e artë e karrierës së saj, Megan ka punuar në prapaskenë me filma dhe seriale, ka shërbyer si producente, ka rritur tre fëmijë dhe ka qëndruar larg syrit të publiikut. Dhjetë vite pas premierës së “Jennifer’s Body,” Megan foli me skenaristen, Diablo Cody dhe tha se pësoi një ‘krizë psikologjike” si pasojë e hiperseksualizimit prej shumë vitesh.
Në një video për Entertainment Tonight, Megan i tha Diablo-s se s’u mërzit për kritikat e këqija për “Jennifer’s Body” sepse ishte e shqetësuar për diçka tjetër.
“Kisha shumë gjëra në mendje asokohe dhe filmi që kritikohej s’ishte i pari nga shqetësimet e mia. Kisha një marrëdhënie shumë të tensionuar me publikun, me mediat, me gazetarët dhe po e vuaja shumë. Ai moment s’ishte veçanërisht i dhimbshëm, ishte pjesë e asaj çfarë po përjetoja atëherë,” tha ajo.
Gjithashtu, objektivizimi i përhershëm i shkaktoi një krizë psikologjike.
“Nuk doja të më shihnin, nuk doja të bëja foto, të dilja në revista, të ecja në tapet, nuk doja të shihesha fare në publik prej frikës dhe besimit se me siguri do të tallesha ose do të pështyhesha ose dikush do të më bërtiste, ose njerëzit do të më gjuanin me gurë thjesht sepse kisha dalë jashtë. Ishte një moment shumë i errët,” shpjegon ajo.
Diçka tjetër që ndikoi në mendimin e njerëzve për Megan është fakti që ajo foli për hiperseksualizimin dhe objektivizimin vite përpara lëvizjes #MeToo.