Të pshurresh në hava: NASA e nis për në Stacionin Hapësinor tualetin 23 milionë dollarësh
Sipas Space.com, Nasa po shpreson të përmirësojë teknologjinë e tualeteve në misionet e arhdshme duke e dërguar një sistem të ri tualeti në vlerë të 23 milionë dollarëve për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Të shkosh në tualet ka qenë një situatë mjaft e komplikuar në hapësirë për kohë të gjatë, aq shumë sa Nasa lansoi një fushatë për dizajnimin e tualeteve të reja qysh në qershor, transmeton Periskopi.
Sistemi i ri i tualetit, i njohur si “Sistemi universal menaxhues i mbetjeve (UWMS) është i bërë nga titani dhe është 65 për qind më i vogël dhe 40 për qind më i lehtë se tualetet aktuale në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Kjo është shumë e rëndësishme sepse hapësira brenda stacionit është shumë e kufizuar.
Dizajni i ri do të konsiderohet veçanërisht për misionet e ardhshme për në Mars apo hënë, ka raportuar Space.com.
Sapo të mbërrojnë tualetet, astronautët do ta testojnë se si funksionon në një ambient unik në stacion./Periskopi