Të premten këto lagje në kryeqytet mbesin pa ujë
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në dy lagje dhe 4 rrugë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e premte, më 31 janar.
Nga ora 06:00- 22:30 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona:
-Lagjja Sofalia,
-Rruga” Shpëtim Robaj”
-Lagjja Tasligje 1,2,3,4 deri te Avalla,
-Rruga” Xhavit Ahmeti”,
-Rruga” Gani Balaj”
-Rruga” Sali Butka”.
Arsyeja e ndërprerjes bazohet në kërkesën e komunës së Prishtinës për kyçjen e gypit fi 400 mm në rrugën” Xhavit Ahmeti”.