Të pasmet me xixa janë çmenduria më e fundit e internetit këtë “Halloween”
Maskimi i fytyrës? Harrojeni, sepse trendi i fundit i “Halloween”-it lidhet me të pasmet tuaja.
Nga dizajnët e ndryshme, te ngjyrat e theksuara dhe xixat, të pasmet e zbukuruara janë kthyer në një trend që po pushton Instagram-in.
Shumica e dizajnëve vijnë në formën e kungujve, të pikturuar në të gjithë zonën por me detajet e xixave apo gurëve shkëlqyes.
Trendi shpërtheu nga artistja e makijazhit, Sophia Levy, e cila është fanse e xixave.
“Trendi i të pasmeve me xixa që nisëm është kaq popullor, donim të gjenim një mënyrë si ta përfshinim për konkursin e ‘Halloween’-it që po krijonim”, tha ajo për “Marie Claire”.
E veçanta e këtij trendi? Mund ta provoni bashkë me partnerin!