“Të pandarë për Shqipërinë”, sjellë Skënderbeun në Samitin e Diasporës
Samiti i parë i Diasporës në Tiranë, është bërë bashkë për të rikthyer një nga krijimet më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.
Opera “Skënderbeu”, do të ringjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, bashkë me “Borana” dhe baletin “Halili dhe Hajria”. Këto tri vepra ruajnë origjinalitetin e kohës qëkur janë ngjitur në skenë për herë të parë. Regjisori Nikolin Gurakuqi ka bërë një punë të mrekullueshme duke arritur të bëjë një ndërthurje në mes këtyre tri veprave, duke ndërtuar kështu një vepër të vetme. Mbi imazhet e kësaj epoke do zhvillohet mendimi muzikor i programit duke futur në skenë të gjitha personazhet: Skënderbeun, Donikën, Mamicën dhe vajzat që iu thurin lule, Lekë Dukagjinin, luftëtarët trima dhe jenicerët turq.
Gjithë tabloja e epokës dhe personazhet e saj do vijnë herë përmes arieve, dueteve, koraleve nga Opera “Skënderbeu” që Prenk Jakova krijoi për heroin tonë, por sinkron me emocionin artistik dhe muzikor, panorama e epokës do vijë edhe përmes tablove koreografike të baletit “Halili dhe Hajria” të Tish Daijsë, Operas “Borana” të Avni Mulës si dhe krijimeve folklorike.
Në rolin e Skënderbeut, do të vijë tenori Elson Braha. “Të pandarë për Shqipërinë” vjen sonte në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Tiranë. / KultPlus.com