Të paktën 10 të vrarë, përfshirë pesë gazetarë në sulmet izraelite mbi Gazën

Të paktën 10 të vrarë, përfshirë pesë gazetarë në sulmet izraelite mbi Gazën

Të paktën 10 persona u vranë, përfshirë pesë gazetarë, dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite mbi Gazën të enjten në mëngjes.

Pesë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës

Ata paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë persona mbeten të bllokuar nën rrënoja.

Në një sulm tjetër, pesë gazetarë u vranë kur automjeti i tyre u godit pranë spitalit Al-Awda në Nuseirat, në qendër të Gazës.

Reuters raporton se gazetarët punonin për kanalin televiziv Al-Quds Al-Youm.

Media palestineze dhe gazetarët lokalë raportuan se automjeti ishte i shënuar si një automjet i mediave dhe përdorej nga gazetarët për të raportuar nga brenda spitalit dhe kampit të Nuseiratit.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore e sulmuan automjetin në një mënyrë të “saktë”, duke shtuar se brenda tij ndodheshin anëtarë të grupit militant Xhihadi Islamik.

Të mërkurën, grupi militant palestinez Hamas dhe Izraeli shkëmbyen akuza për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, pavarësisht përparimit të raportuar nga të dyja palët gjatë ditëve të fundit.

Mbi 45,361 palestinezë janë vrarë nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Shpërndaje në: