Të pafat: Kosova pëson gol në sekondën e fundit në një ndeshje pa-lidhje
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Greqisë.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Greqisë, shkruan Periskopi.
Dardanët administruan më mirë ndeshjen në këtë pjesë, por në fund pësuan një gol nga rasti i vetëm i krijuar nga grekët.
Asnjëra nga skuadrat nuk pati ndonjë mundësi të pastër shënimi, deri në minutën e 45′ kur Greqia shënoi për 0:1.
Kastrati u gjet mirë në zonë në fund të pjesës së parë, por lojtari grek ia largoi topin pak para goditjes.
Më poshtë mund të shikoni edhe golin e shënuar nga Douvikas./Periskopi/