A do të ndërtojë Ukraina një mur për të mbajtur larg rusët?

A do të ndërtojë Ukraina një mur për të mbajtur larg rusët?

Disa prej njerëzve kanë pritur për më shumë se tetë orë, por asnjëri prej tyre nuk guxoi të dilte jashtë dhe të vinte këmbët në fushat përreth, të cilat janë të “mbjella”me mina tokësore. Kështu ata qëndruan në mesin e automjete të blinduara dhe trupave ushtarëve ukrainas në zyrat e shërbimit të sigurisë, duke pritur, dhe duke pritur … për të kaluar përmes kontrollit doganor në drejtim të territorit separatist të mbështetur nga Rusia.

Minat nuk janë i vetmi rrezik. Militantët  pro-rus shpesh gjuajnë me armë zjarri në drejtim të pikës se kontrollit. Ushtria ukrainase raportoi tre ushtarë të plagosur më 25 janar, duke shtuar se qindra ushtarakë dhe civilë të vrarë janë plagosur gjatë muajve të fundit.

Pika është e rrezikshme, kalimi tejet rraskapitës, por ajo vazhdon të punojë, duke i bërë kontrabandistët më të pasur dhe kritikët e korrupsionit të zemëruar. Por kjo mund të ndryshojë. Në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, po diskutohet ideja nëse duhet= ndërtuar një mur fizik, përvec atij “virtual” në vijën e frontit 400 kilometrësh me gjysëm zonën rebele të Donbas.

Ndoshta kjo mund të bëhet, ndoshta jo, sepse kostot financiare për një mur të fortë do të jenë të mëdha,  minat tokësore dhe pikat mbyllura të kontrollit do të jetë relativisht të lira. Por, në çdo rast, ideja zemëron Yevgeny Vilinsky, zëvendës guvernatorin e rajonit të Donetskut. Lufta gati tre-vjeçar ka vrarë më shumë se 10.000 njerëz.

Ajo ka lënë pothuajse 2 milion vetë pa shtëpi në Donba dhe vazhdon të vrasë dhjetëra te tjerë çdo muaj. Në qytetin e Mariinka disa prej shtëpive të shkatërruara, janë riparuar, por një snajper është shkrepur në një nga dritaret e reja.

“Është sikur ata janë duke na tallur”, tha kreu i administratës së qytetit, Aleksandër Teslia.

Të premten, OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) paralajmëroi në lidhje me katastrofën humanitare dhe ekologjike në zonat e prekura nga konflikti në Donetsk dhe Luhansk, pasi të dyja forcat ukrainase dhe militantët pro-rusë goditën me predha dhe artileri të vogla stacionet e pastrimit të ujit duke lënë qindra mijëra banorë pa ujë në këtë dimër të akullt.

Çfarë do të thotë të lësh gjysmën e këtyre njërëzve prapa murit në pjesën e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska?

“Ata nuk kanë për të ndërtuar murin, toka përgjatë gjithë pikave të kontaktit është e  minuar” ka thënë Teslia, im cili mori më pas frymë dhe foli me forcë: ” Ky nuk është kufiri mes Kalifornisë dhe Meksikës….këto janë familje që janë pjesë e një populli…vetëm idiotët mund të mos mendojnë për këtë! ”

Vilinsky , një tjetër banor tha se muri në Donbas në çdo formë të mundshme,  do të ishte më  keq se muri i Donald Trump. Krahasimi vjen në mendjen e shumë ukrainasve këto ditë.

Si rebelët e kontrolluar nga rusët, ashtu edhe ata të kontrolluar nga Kievi,  që sëbashku përbëjnë gati 4 milionë njerëzit që jetojnë në territorin e Donetsk , janë qytetarë ukrainas. Për të ndarë zyrtarisht Donbasin, duke izoluar mijëra njerëz pro-rus nga  ata pro-vendeve pro-perëndimore, do të thotë t’i tradhtosh dhe t’i braktisësh ata që i kanë qëndruar gjithmonë besnikë Ukrainës.

“Moska synon të zbatojë një skenar çeçen të frikës totale për të  terrorizuar shoqërinë anti-Kremlinit”, tha zëvendës- guvernatori – Por unë jam i sigurt se ne mund të bëjmë më mirë për riintegrimin gradual të rajoneve rebele në Ukrainë, sesa një mur.”

/ The Daily Beast – Përshtati Syri.net/

Shpërndaje në: