“Të ndalohet praktika e funksionimit me U.D. për pozitat strategjike në ndërmarrjet publike”

Iniciativa CorrWatch ka shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit të funksionimit të pozitës së Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjet publike si KEK dhe Trepça me ushtrues detyre.
CorrWatch thekson se po përcjellë me vëmendje ndryshimet e shpeshta të të përzgjedhurve për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjet publike – me fokus të veçantë tek KEK-u dhe Trepça.
“Është e papranueshme që këto ndërmarrje të cilat për shkak të sektoreve të operimit, si dhe rëndësisë ekonomike të tyre të funksionojnë me ushtrues detyre”.
“Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative të Ndërmarrjeve Publike (tutje: Kodi) e thotë qartë se “Kryeshefi Ekzekutiv ёshtё pozita mё e rёndёsishme nё Ndёrmarrje. Ky ёshtё personi i cili duhet tё udhёheqё menaxherёt e lartё dhe kёshtu nё mёnyrё kolektive, ata menaxhojnё Ndёrmarrjen tё arrijё sukses nё implementimin e planit tё biznesit”. Përtej kësaj, Kodi i përcakton qartë një mori përgjegjësishë dhe kompetencash të ndërlidhura me këtë pozitë. Ndër to, Kryeshefi duhet të sigurohet për përpilimin e caqeve strategjike, të sigurojë rritjen fitimprurëse të Ndërmarrjes, dhe arritjen e objektivave të biznesit”.
“Mospasja e mandatit të plotë ashtu siç përcakton Ligji për ndërmarrjet publike dhe Kodi ka pasur edhe pasojat e veta në mbarëvajtjen e punës së ndërmarrjeve publike të cilat janë reflektuar në dështim për të arritur objektivat strategjike dhe përmbushjen e planit të biznesit”.
“Ushtrimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv pa një mandat të plotë vë në rrezik operimin ekonomik jo vetëm për ndërmarrjet në fjalë, por edhe të ekonomisë në përgjithësi për shkak të sektorëve kritik të operimit të këtyre dy ndërmarrjeve. Përmes këtyre lëvizjeve po krijohet një praktikë e keqe e qeverisjes korporative e cila mund të sjellë pasoja të mëdha në ekonominë e vendit”.
Përmes këtij reagimi, CorrWatch kërkon përzgjedhjen me mandat të plotë të Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut dhe Trepçës,