Të mirat nga seksi
“Një orgazmë në ditë është gjëja më e shëndetshme që mund të bëni për vete. Nga këndvështrimi im si seksologe, kjo do duhej të ishte pjesë e rutinës ditore, njëjtë sikur pastrimi i dhëmbëve”, ka thënë Bramer.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga gjërat e mira që mund të ndodhin me shëndetin tuaj nëse bëni seks rregullisht.
Lëkura bëhet më e shndritshme
Sipas saj nëse bëni seks shpesh, atëherë lëkura juaj shkëlqen. Bramer thotë që seksi përmirëson qarkullimin e gjakut, gjë që ndihmon që të qarkullojë më shumë oksigjen në lëkurë dhe ta bëjë më të shndrritshme.
Kontrollon aknet
Sipas njerëzit që bëjnë ushtrime, Bramer shprehet që të bësh seks rregullisht e përmirëson nivelin e hormoneve dhe i balancon ato. Sipas saj, kjo gjë bënë që të ketë më pak akne në fytyrë.
Ndalon tharjen e lëkurës
“Gratë kanë më pak dëshirë për seks kur hynë në monopauzë pasi që kanë më pak hormone”, shprehet Bramer. Por sipas saj mungesa e seksit në këtë moshë, bënë që lëkura juaj të thahet dhe vetëm duke bërë marrëdhënie seksuale atëherë do mund të qarkullojë oksigjeni dhe ta bëjë lëkurën më të butë.
Parandalon edhe rrudhat
Sipas saj, rrudhat nuk ka asnjë produkt që do mund t’i ndalojë më shumë se sa seksi i rregullt.
Seksi ia bënë thonjtë më të fortë
Të njëjtat hormone që ndikojnë që lëkura juaj të shndrit do mundësojë gjithashtu që thonjtë të rriten dhe të jenë të fortë.