Të mirat e vazelinës

Të mirat e vazelinës

Është një produkt i cili është bazë e shumë kremrave, por mund të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera, mbi të gjitha është një produkt i lirë.

Nëse keni vetulla të ashpra dhe forma e tyre nuk qëndron, lyeni me një shtresë të hollë për t’iu dhënë formë.
Nëse ju ka mbaruar zbutësi i buzëve, lyejini me vazelinë, ajo do t’i ushqejë dhe hidratojë.
Nuk do e besoni por me vazelinën mund të keni qerpikë më të gjatë. Aplikojeni një shtresë me një furçë të pastër maskare dhe do shikoni ndryshimin për pak ditë.
Këmbë të plasaritura? Lyejini me vazelinë dhe vishni çorape, të nesërmen në mëngjes thembrat tuaja do të jenë të buta.
Një pjesë e mirë e femrave pas depilimit kanë një lëkurë të kuqe dhe të irrituar, lyejini vendin e irrituar me vazelinë dhe lëreni që ta thithë. Skuqja do të zhduket.
Nëse keni lyer flokët në shtëpi apo parukiera juaj nuk është treguar e kujdesshme dhe ju ka lyer edhe ballin, atëherë aplikoni pak vazelinë dhe pastrojeni derisa të largohet ngjyra.

Shpërndaje në: