Të mërkurën bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
Për këtë, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
“Ju njoftojmë që ditën e mërkurë me datën 18.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Prishtinē-Pejē, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.5 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftimin e MI-së.