Të martën hapet zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Podujevë

Të martën hapet zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Podujevë

Komuna e Podujevës njofton qytetarët se duke filluar nga dita e marte, më datë 5 nëntor, Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë do të hapet zyrtarisht për qytetarët.

Pas disa muajsh vonesash për shkak të sfidave me lidhjen e energjisë elektrike, çështja tani është zgjidhur dhe stacioni është i gatshëm të fillojë operimin.

Ky stacion modern do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për udhëtarët dhe do të lehtësojë qarkullimin e transportit publik në qytet.

Sa i përket çështjes së trafikut urban do të njoftoheni me kohë se kur mund të shfrytëzohet dhe detajet e tjera të nevojshme.

Shpërndaje në: