Të kemi një marrëveshje për ditën e zgjedhjeve në Kosovë

Periskopi.com Intervista

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani flet për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke paraqitur qëndrimet e saj dhe të partisë që përfaqëson në Kuvend.

Në një intervistë për Periskopin, Osmani flet për dëbimin e shtetasve turq, arrestimin e Marko Gjuriqit, shkarkimin nga detyra të drejtorit të AKI-së dhe ministrit të punëve të brendshme dhe çështje tjera.

Më poshtë intervista e plotë:

Periskopi: Zonja Osmani, si e komentoni situatën e krijuar së fundmi me arrestimin e gjashtë shtetasve turq?

Vjosa Osmani: Mendoj që kjo ngjarje është shqetësuese në dy rrafshe themelore pasiqë Kosova ka injoruar në tërësi obligimet ndërkombëtare që ka marrë qysh nga deklarata e pavarësisë por edhe Kushtetuta e saj, duke bërë një sërë traktatesh e Konventash ndërkombëtare drejtpëdrejt të aplikueshme në Kosovë, në veçanti ato që janë në fushën e të drejtave të njeriut dhe në rrafshin e dytë për shkak se tregon një cakordim institucional pra mënyrën se si institucionet tona as nuk bashkëpunojnë me njëra tjetrën e as nuk funksionojnë qoftë më sigurinë e të huajve qoftë me sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sa i përket aspektit të parë Kosova edhe pavarësisë, qysh në vitet e 90’ta e ka rreshtuar veten me demokracitë pro perëndimore dhe ka marrë përsipër që edhe me Kushtetutën e saj të aplikojë standardet më të larta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Fatkeqësisht, nga ajo që kemi dëgjuar deri tani dhe po pres të konfirmohet edhe nëser në seanxën e jashtëzakonshme, procedurat e deportimit të gjashtë shtetasve turq, Kosova nuk i ka respektuar këto të drejta të njeriut.

Pra, Kosova në vend se të bëhet shembull dhe të rreshtohet me vendet me demokraci pro perëndimore, ka bërë të kundërtën me këta shtetas turq. Kjo është shqetësuese edhe në aspektin e mosakordimit dhe mosfunksionimit brenda institucional. Kemi kryeministrin dhe kryeparlamentarin që thonë se nuk kanë qenë të infmromuar, sepse AKI e ka për detyrë në baza ditore ta informojë kryeministrin, për cdo veprim të tyre, kemi presidentin i cili në mënyrë indirekte e arsyeton një aksion të tillë. Tani mendoj që mënyra më e mirë për të treguar Kosova dhe institucionet e saj seriozitet në këtë aspekt dhe tani ka mbetur vetëm Parlamenti në fakt që të tregojë seriozitet, Parlamenti duhet që në seancën e nesërme të formojë Komision hetimor parlamentar i cili do të marrë në pyetje të gjithë akterët që kanë qenë të involvuar në këtë aksion dhe nëse kemi dëhsmi se presidenti ka qenë i involvuar në këtë aksion atëherë Presidenti duhet të shkojë në Kushtetuese dhe të vlerësohet kushtetueshmëria e tij.

Kuvendi nesër duhet të jetë tejet i kujdesshëm me masat që duhet të merr.

Periskopi: Pas kësaj ngjarje, kryeministri ka liruar nga detyra ministrin e brendshëm dhe shefin e AKI’së. Si e vlerësoni ju këtë vendim karshi këtyre zhvillimeve?

Vjosa Osmani: Meqenëse Turqia është një prej shteteve që ka përkrahur Kosovën në procesin e shtetndërtimit, është në interes edhe të Kosovës edhe Turqisë që raportet tona të zhvillohen në baza normale, ku asnjëri shtet nuk ndërhynë në punët e brendshme të njeri tjetrit. Kosova nga viti 2012 ka pavarësinë pa mbikëqyrje ndërkombëtare, ka ligjet e veta. Nëse Haradinaj nuk ka vepruar mirë, është vetëm Parlamenti që mund ta shkarkojë, sa jam informuar nga ai, nuk ka qenë i informuar as nga shefi i AKI’së as nga ministri i brendshëm i Haradinajt, për veprimet që po i ndërmarrin, por kjo assesi nuk e shfajëson, kjo tregon që Haradinaj është totalisht është i pafuqishëm në koalicion, ku qoftë presidenti qoftë akterë tjerë brenda koalicionit, ia gatuajnë një ngjarje të tillë që është mjaft shqetësuese.

Nëse ne reagojmë ndaj deklaratave të Erdoanit, në raport me zotin Haradinaj, ne po reagojmë për pavarësinë e institucionit të kryeministrit por kjo nuk do të thotë se Haradinaj është i shfajësuar nga situata që është krijuar sepse vetëm ka dëshmuar atë që ne si LDK kemi thënë se nuk ka asnjë fuqi brenda qeverisë dhe fatkeqësisht atë pak fuqi që ka pasur e ka përdorë vetëm për ta shfrytëzuar keq Kuvendin e Kosovës.

Shpresoj që nesër deputetët e partisë së tij do të përkrahin kërkesat tona.

Periskopi: Para ngjarjes me shtetasit turq, kishim një situatë tjetër. Arrestimin e Marko Gjuriqit. Edhe aty kryeministri Haradinaj, na doli paksa i painformuar për operacionin…?

Vjosa Osmani: Kjo natyrisht që konfirmon atë që thash, zoti Haradinaj vetëm formalisht mban postin e kryeministrit, është krejt dikush tjetër që organizon dhe realizon ngjarjet  në vend.

Në anën tjetër, ta kesh një president që vetëm prodhon kriza është jashtëzakonisht e rrezikshme për vendin tonë. Nëse zoti Thaçi vazhdon kështu, të prodhojë krizë pas krize, për interesat e tij personael, mendoj se prioriteti numër një i partive në vend, duhet të jetë se sit ë largohet Hashim Thaçi nga ajo pozitë sepse pavarësisht kush do jetë kryeministër nesër, ai sërish do të tentojë të krijojë situate të tilla prapë në të ardhmen, ku në bashkëpunim me institucione të caktuara të sigurisë organizon aktivitete pa informuar Qeverinë dhe pa bashkëpunuar, kjo assesi nuk i takon një presidenti të vendit, i cili duhet të punojë për funksionimin demokratik të institucioneve e jo t’ua punojë institucioneve pas shpine dhe të prodhojë kriza që dëmtojnë Kosovën. Ne si LDK e kemi përshëndetur veprimin e policisë sepse ata kanë kryer punën e vet.

Periskopi: Pas kësaj, Liste Serbe doli nga Qeveria Haradinaj ndërkohë që kemi një qeveri ‘të pakicës’ të themi ashtu. LDK ndërkohë kërkon një qeveri teknike që do pasonte me zgjedhje të parakohshme. A mund të na elaboroni më sakt këtë kërkesë?

Vjosa Osmani: Kërkesa themelore e LDK’së është kërkesa për zgjedhje të parakoshme, është absurd ta kemi një qeveri me 50 numra dhe një kryeministër që nuk ka asnjë fuqi brenda koalicionit aktual dhe nganjëherë kemi më shumë informata ne deputetët se sa vet kryeministrit. Më e mira do ishte sikur për datën e zgjedhjeve të kemi një marrëveshje nga partitë e shumicës parlamentare.

Por, kjo duhet të jetë një përpjekje që data e zgjedhjeve të caktohet brenda pak muajsh, pra jo pas një viti apo dy vitesh por brenda pak muajsh, kurse gjatë këtyre muajve për qeveri teknike për të cilën thatë, ne mund të pranojmë që të vazhdojmë të udhëheq qeveria Hardinaj.

Më e mirë do ishte të kishim një qeveri të ekspertëve, kjo assesi nuk do të thotë se LDK do të hyjë në qeveri, LDK do jetë në qeveri me votën e qytetarëve. Ne e kemi pasur fjalën nga ekspertë nga shoqëria civile që do merrej me disa çështje të rëndësishme dhe të merrej organizim të zgjedhjeve.

Pra shpresoj që u sqarua kjo çështje e qeverisë teknike, shqetësim i yni mbetet organizimi i zgjedhjeve.

Ne e kemi menduar edhe pse presim të takohen organet e partisë por gjatë diskutimeve tona kemi menduar të dërgohen ekspertë teknikë pra jo përfaqësues të partive që ju i shihni për ditë.

Periskopi: Partitë tjera, sidomos PDK dhe VV e vlerësojnë si joserioze kërkesën tuaj për zgjedhje?

Vjosa Osmani: Po në radhë të parë, të kesh një vlerësim të tillë nga PDK që sot ka rol terciar në qeveri dhe të kesh vlerësim të tillë nga një njeri i cili nuk informohet për asnjë nga zhvillimet në vend, po flas për Kadri Veselin, unë këtë e quaj joserioze.

Sa i përket Vetëvdneosjes nuk kam dëgju asnjë arsyetim, pse ata mendojnë pse nuk mund të ulemi bashkë dhe të caktojmë një datë zgjedhjesh. Ne kemi thënë se duam një dakordim me partitë opozitare, të ulemi të shikojmë një muaj, maj apo qershor, por me faktin që ata automatikisht kanë refuzuar këtë kërkese, ata tentojnë t’i ikin një përgjegjësie, që une e konsideroj si kombëtare, sepse LDK është e vetmja parti e cila po shtrin dorën e bashkëpunimit për të dalë nga një situatë e tillë.

Periskopi: Gjatë kësaj periudhe ku kemi pasur zhvillime mjaft dramtike në vend, kreu i LDK’së Isa Mustafa ndodhet për shërim në Gjermani. Cili ka qenë komunikimi juaj me të?

Vjosa Osmani: Partia ka funksionuar përmes GP dhe kryesisë. Nuk është që ka pasë ndodnjë problem dhe në çdo moment por edhe anëtarët e Kryesisë kemi komunikuar me kryetarin për t’u dakorduar për çështje të rëndësishme. Ka qenë periudha e Gjykatës Speciale, demarkacionit dhe kjo situatë e fundit.

Në emër të GP gjithnjë ka kontaktuar zoti Avdullah Hoti dhe përveç tij ka kontaktuar edhe sekretari, kjo ka ndodh edhe në prezencë tonën në mënyrë që të mos krijohet ndonjë keqkuptim.

Periskopi: Në rast se zoti Mustafa nuk do të mund të ushtrojë më funksionin e tij, a do të ketë zgjedhje të parakohshme brenda partiake në LDK dhe në fund, a do ta shohim Vjosa Osmanin si pretendente për postine kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës?

Vjosa Osmani: Besoj se kryetari Mustafa brenda pak ditësh do të kthehet në Kosovë dhe do të vazhdojë detyrat e tij. Ne kemi thënë edhe para gjendjes së tij shëndetësore dhe themi edhe tani se LDK ka afatin për zgjedhjet partiake, tani po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Do të ishte tepër e hershme për një proces të flas që do fillojë pas një viti. Vitin e ardhshëm ka rrethana të reja, prioritete të reja, nuk e kam prioritet këtë çështje. Prioritet tani e kam ta mbajmë në unitet Grupin e LDK’së dhe si ta jap LDK kontributin e vet se sit a mbrojë shtetësinë e Kosovës dhe të kontribojë që shteti i Kosovës të fuqizohet përbrenda.

Shpërndaje në: