Të hënën të gjithë mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban dhe me biçikletat

Të hënën të gjithë mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban dhe me biçikletat

Trafiku Urban ka njoftuar kryeqytetasit se të hënën mund të udhëtojnë me autobusë urbanë pa pagesë, si dhe biçikletat.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë”, ka njoftuar Trafiku Urban.

Ndërsa, për biçikleta në njoftim thuhet se duhet të regjistrohen në aplikacion dhe më pas të përdorin pa pagesë gjithë ditën.

“Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”.

Kjo fushatë po bëhet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit.

Të nderuar qytetarë,

Me vendim të Komunës së Prishtinës, në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, ju njoftojmë se…

Posted by Trafiku Urban Prishtinë on Saturday, September 14, 2024

Shpërndaje në: