Të hënën në Kuvend diskutohet për buxhetin e shtetit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rradhës ditën e sotme.
Pas mbledhjes së kryesisë krytari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se të hënën e ardhshmë në Kuvend do të diskutohet lidhur me buxhetin për vitin 2025.
Po ashtu Gashi ka thënë se ajo seancë do të jetë dinamike dhe fokus ka buxhetin.
Gashi ka thënë se në seancën e sotme do të marrin pjesë si LDK mirëpo nuk e din nëse deputetët e VV-së do të marrin pjesë.
Deputeti i LDK-së ka thënë se Buxheti për vitin 2025 do të jetë jetëshkurtër pasi që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në krye do të jetë një qeveri tjetër. Ai tha se LDK-ja nuk e voton buxhetin për vitin 2025.