Të gjithë te PSG po flasin për Mesin, por çfarë po ndodh me Kylian Mbappe?

Paris Saint Germain është një nga skuadrat që po përmendet më së shumti ditëve të fundit, dhe krejt kjo falë Lionel Messit.
Messi pritet të zyrtarizohet te skuadra e PSG, pasi i dha fund aventurës së tij të gjatë me skuadrën e Barcelonës.
Megjithatë, lidhja e emrit të tij me skuadrën e PSG ka bërë që Kylian Mbappe të jetë në dyshim për të vazhduar qëndrimin në Francë. Ai vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid – por ka edhe zëra që thonë se do të qëndrojë për të shërbyer me Neymar e Messi.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘Goal’, PSG kanë besimin se do të mbajnë Mbappen në skuadër, përcjell Periskopi.
Mbappe është në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG dhe akoma nuk ka rinovuar.
Afrimi i Messi te klubi i Mbappe ka një ndikim të dyanshëm. Sado joshëse të jetë ideja për të luajtur krah Messit, aq frikësuese është fakti që mund të përfundosh nën hijen e tij. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Mbappe për të ardhmen e tij. /Periskopi/